Neni 61 - Thirrja e mbledhjes së kreditorëve

1. Mbledhja e kreditorëve thirret nga seksioni tregtar i gjykatës së rrethit. Të drejtën e pjesëmarrjes në mbledhje e kanë të gjithë kreditorët e siguruar, të gjithë kreditorët e falimentimit, administratori i falimentimit dhe debitori.

2. Koha, vendi dhe rendi i ditës i mbledhjes së kreditorëve duhet të shpallen publikisht. Mbledhja e kreditorëve mund të mos shpallet publikisht në qoftë se seksioni tregtar i gjykatës së rrethit vendos shtyrjen e saj.