Neni 63 - Vendimet e mbledhjes së kreditorëve

1. Mbledhja e kreditorëve drejtohet nga seksioni tregtar i gjykatës së rrethit.

2. Vendimet e mbledhjes së kreditorëve janë të vlefshme nëse shuma e pretendimeve të kreditorëve në favor të vendimit është më e madhe se gjysma e shumës së përgjithshme të pretendimeve të kreditorëve me të drejtë vote. Për kreditorët e siguruar me të drejtë ripagimi të veçantë, kundrejt të cilëve debitori nuk është drejtpërdrejt përgjegjës, pretendimi zëvendësohet me vlerën e kësaj të drejte.