Neni 2 - Objekti i shoqërisë

Objekti i veprimtarisë së shoqërisë është _________________. Shoqëria brenda caqeve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi, do të kryejë çdo operacion tregtar dhe financiar, që lidhet drejtpërdrejtë ose tërthorazi me objektin e saj. Kjo përfshin gjithashtu hapjen e veprimtarive dhe krijimin e shoqërive të tjera brenda dhe jashtë vendit.