strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

KREU III - BASHKIMI, NDARJA DHE LIKUIDIMI I NDËRMARRJES

  • Neni 29
  • Shndërrimi i ndërmarrjeve shtetërore në shoqëri aksionare ose në forma të tjera shoqërish bëhet sipas legjislacionit e rregullave në fuqi.

  • Neni 30
  • Organi shtetëror i cili emëron Këshillin Drejtues të ndërmarrjes mund të vendosë, me propozimin e Këshillit Drejtues ose pas konsultave me të, ndarjen e ndërmarrjes apo shkrirjen e pjesëshme ose tërësore të saj, duke e bashkuar me një a disa ndërmarrje të tjera shtetërore.

  • Neni 31
  • Në rast falimentimi likuidimi i ndërmarrjes shtetërore bëhet në përputhje me legjislacionin dhe rregullat në fuqi. Pas kryerjes së likuidimit, teprica e mbetur i kthehet shtetit.

  • Neni 31/a
  • (Shtuar me ligjin nr.7743, datë 26.7.1993, neni 1)

    Personat përgjegjës në ndërmarrjet shtetërore, për kryerjen e pagesave me lekë në dorë mbi limitin ditor të arkës të caktuar nga Këshilli i Ministrave, dënohen për kundërvajtje administrative me gjobë deri në 5 mijë lekë. Të drejtën e gjobës e kanë punonjësit e seksionit të financës të rrethit dhe bashkisë për Tiranën.
    Kundër vendimit të dënimit me gjobë të dhënë nga punonjësit e seksionit të financës të rrethit dhe të bashkisë për Tiranën ankimi bëhet në përputhje me procedurën e caktuar nga ligji nr.7697, datë 7.4.1993 "Për kundërvajtjet administrative".