strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

UDHËZIM Nr.6, datë 3.9.1992 - PËR ZBATIMIN E LIGJIT NR.7582, DATË 13.7.1992 “PËR NDËRMARRJET SHTETËRORE”

Në zbatim të nenit 33 të ligjit nr.7582, datë 13.7.1992 “Për ndërmarrjet shtetërore”, me propozimin e Ministrisë së Financave dhe të Ekonomisë, Këshilli i Ministrave nxjerr këtë

UDHËZIM:

I. Fusha e zbatimit të ligjit
a) Ligji “Për ndërmarrjet shtetërore” do të zbatohet për të gjitha njësitë ekonomike që janë njohur si persona juridikë, të cilat produktet e prodhuara prej tyre, mallrat e blera me qëllim rishitjeje dhe punimet e shërbimet e kryera i shesin në të tretë kundrejt çmimeve që synojnë mbulimin e kostove dhe realizimin e një fitimi.
Në këtë kuptim dispozitat e këtj ligji do të zbatohen:
- Nga ndërmarrjet shtetërore të industrisë së ndërtimit, të bujqësisë, të tregtisë me shumicë a me pakicë, të transportit, tëpostëtelekomunikacioneve, të artizanatit dhe të punimeve e shërbimeve të tjera të caktuara për treg.
- Nga institutet, institucionet dhe njësitë e tjera jobuxhetore të cilat, për shkak të veprimtarisë ekonomike që ushtrojnë, janë të organizuara ose organizohen, në pikëpamje financiare, sipas parimit të mbulimit të shpenzimeve me të ardhurat dhe funksionojnë kështu si ndërmarrje.

b) Një ndërmarrje a njësi tjetër ekonomike do të vazhdojë t’i nënshtrohet disozitave të këtij ligji, sa kohë që funksionon mbi bazën e një kapitali tërësisht shtetëror. Shndërrimi i tyre në shoqëri të formave të ndryshme sjell detyrimisht ndryshimin e regjimit juridik, edhe kur kapitali shtetëror përbën shumicën e kapitalit të saj. Në këto raste ndërmarrja ose njësia tjetër do t’i nënshtrohen dispozitave ligjore të veçanta.

c) Ligjit nr.7582, datë 13.7.1992 “Për ndërmarrjet shtetërore”, nuk i nënshtrohen bankat, instituti ose shoqëritë e sigurimeve për rreziqe dhe njësi të tjera që ushtrojnë veprimtari financiare.

II. Krijimi, bashkimi ose ndarja e ndërmarjeve shtetërore
Ndërmarrjet shtetërore klasifikohen në kombëtare ose lokale. Ndërmarrjet kombëtare krijohen me urdhër të ministrit ose të drejtuesit të institucionit tjetër qendror, kurse ndërmarrjet lokale krijohen me vendim të organeve të pushtetit lokal përkatës, ku ka vendndnodhjen (selnë) ndërmarrja.
Urdhri ose vendimi i krijimit duhet të përmbajë:
a) emrin e plotë dhe të shkurtuar të ndërmarrjes;
b) shumën e kapitalit fillestar;
c) objektin e veprimtarisë;
ç) qendrën (selinë) e ndërmarrjes.
Regjistrimi i ndërmarrjeve shtetërore dhe i njësive të tjera që baraazohen me to, nga gjykata dhe seksionet e financës të rretheve bëhet në bazë të aktit të krijimit.
Ndërmarrjet ekzistuese, në procesin e riorganizimit sipas ligjit mund të kthejnë në filiale të tyre fabrika, uzina, reparte ose njësi të tjera, të cilat sot për sot janë të organizuara me një autonomi teknike e administrative të caktuar, nëse nuk parashikohet që këto të fundit të dalin si ndërmarrje të veçanta. Filialet, duke pasur personalitet juridik, do të kenë gjithashtu këshillin drejtues të tyre, anëtarët e të cilit emërohen nga këshlli drejtues i ndërmarrjes. Kompetencat e filialeve përcaktohen nga këshilli drejtues i ndërmarrjes shtetërore.
Bashkimi i një ndërmarrje shtetërore me një ndërmarrje shtetërore tjetër, si dhe ndarja e një ndërmarrje shtetërore në dy a më shumë ndërmarrje shtetërore të tjera bëhet sipas rregullave të njëjta me ato të krijimit të parashikuara në pikën II të këtij udhëzimi.
Regjistrimi i ndërmarrjeve bëhet brendea 10 ditëve nga data e krijimi, ndarjes ose bashkimit me ndërmarrje të tjera shteëtore, pasi merret vendimi i organeve përkatëse dhe për ndërmarrjet ekzistuese me hyrjen në fuqi të ligjit “Për ndërmarrjet shtetërore”.
Organi që bën regjistrimin i lëshon ndërmarrjes vërtetimin përkatës.
Dokumentet për regjistrimin e ndërmarrjes shtetërore në organet përkatëse i paraqet drejtori i saj.

III. Emërimi i anëtarëve të këshillit drejtues të ndërmarrjes shtetërore, caktimi i kontrollorit të llogarive Ligji “Për ndërmarrjet shtetërore” parashikon që anëtarët e këshillit drejtues të ndërmarrjes do të kryejnë njëherazi edhe funksione teknike a administrative.
Në këtë kuptim, përveç drejtorit, në këshillin drejtues të ndërmarrjes duhet të emërohen edhe persona që kryejnë ose që do të ngarkohen të kryejnë funksione të rëndësishme teknike, organizative ose administrative. Në varësi nga natyra e veprimtarisë së ndërmarrjes këta mund të jenë, si rregull, kryetar të degëve të ndryshme teknikë, ekonmikë, financiarë etj.). Drejtori është njëherazi edhe kryetari i këshillit drejtues.
Karakteri kolegjial i këshillit drejtues të ndërmarrjes në marrjen e vendimeve themelore për ecurinë e veprimtarisë së saj parakupton detyrimisht përbërjen e tij nga persona të pajisur me cilësitë e duhura profesionale dhe personale.
Nuk mund të emërohen antëarë të një këshilli drejtues persona që kanë lidhje gjinie dhe që nuk janë në marrëdhënie pune me ndërmarrjen.
Numri i anëtarëve të këshillit drejtues të ndërmarrjeve shtetërore caktohet si më poshtë:
- deri në 1 000 punonjës 5 anëtarë;
- mbi 1 000 punonjës 7 anëtarë.
Kontrollori i llogarive do të caktohet duke filluar nga ushtrimi financiar 1993. Ai do të jetë një person jashtë ndërmarrjes, i pajisur me dëshminë përkatëse dhe që figuron në listën e posaçme të miratuar nga ministri i financave dhe i Ekonomisë.
Kontrollori i llogarive do të paguhet nga ndërmarrja, llogaritë e të cilës ai i kontrollon, sipas vëllimit të punës që parashikohet të kryejë. Shpërblimi ckatohet në marrëveshjen që lidhet midis kontrollorit të llogarive dhe ministrisë ose institucionit qendror për ndërmarrjet kombëtare, dhe organeve të pushtetit lokal për ndërmarrjet lokale.

IV. Rregullimet financiare
Ligji “Për ndëmarrjet shtetërore" vendos këto ndërmarrje dhe njësitë e tjera të bazuara me to në kushtet e një pavarësie të plotë financiare. Në ligj nuk është parashikuar që shteti të tërheqë nga ndërmarrja pjesë të fitimit në formë dividenti, por vetëm tatimin, ashtu siç vepron edhe me ndërmarrjet private. Kjo me qëllim që t’u jepet mundësi ndërmarrjeve shtetërore ekzistuese të rivendosin aftësitë e duhura financiare dhe të rijojnë burimne për ripërtëritje e zhvillim.
Në funksion të këtij qëllimi është bërë rregullimi i përdorimit të fitimit të realzuar sipas neneve 11, 12, 13 e 14 të ligjit “Për ndërmarrjet shtetërore”. Zbatimi i dispozitave të neneve të mësipërme të këtij ligji do të fillojë me ushtrimin financiar në vijim, d.m.th. me mbylljen e llogarive për vitin 1992. Megjithatë për ndërmarrjet ekzistuese të cilat trashëgojnë humbje të mbartura nga viti 1991 e më parë, këto humbje nuk do të merren në llogari as për krijimin e rezervës së kapitalit, as për rezervën e shpërblimit suplementar të punonjësve. Ndërmarrjet që kanë shpërndarë shpërblime për punonjësit para hyrjes në fuqi të ligjit të ri për ndërmarrjet shtetërore, llogaritjet do t’i bëjnë vetëm për 6-mujorin e dytë të vitit 1992.
Pas mbylljes së bilanceve për vitin 1992 ministritë e institucinet e tjera qendrore dhe organet e pushtetit lokal, së bashku me Minsrinë e Financave dhe të Ekonomisë, do të përcaktojnë mënyrat e rregullimit të borxheve e të humbjeve të mbartura të ndërmarrjeve shtetërore, si dhe procedurat për rikuperimin ose mbylljen e këtyre borxheve.
Për vitin financiar që fillon më 1 janar 1993 e më pas, rregullimi i përdorimit të fitimeve të ndërmarrjes shtetërore ose i mbulimit të humbjes së pësuar gjatë vitit do të bëhet në pajtim të plotë me dispozitat e ligjit.
Norma e vendosur në nenin 13 të ligjit për krijimin e rezervës për shpërblimin suplementar të punonjësve është një kufi maksimal i lejueshëm. Ndërmarrja mund të zbatojë një normë më të ulët se 15 për qind, duke e kaluar shumën tjetër të fitimit në rezervat për zhvillim.
Rezerva për shpërblimin suplementar është e trashëguar nga njëri vit në tjetrin, kështu që edhe nëse për një vit të dhënë ndërmarrja nuk realizon fitim, ose fitimi i realizuar nuk mjafton për të krijuar rezervën vjetor, ajo mund t’u japë punonjësve shpërblim suplementar, kur disponon rezervë të mbetur nga viti i mëparshëm. Ky shpërblim suplementar është në thelb një pagë që mund t’u jepet punonjësve në mënyrë të shkallëzuar ose të menjëhershme (p.sh. kur marrin lejen e zakonshme), sipas marrëveshjes me kolektivin punonjës.
Ndërmarrja nuk mund të japë shpërblime suplemetare kur nuk ka rezervën e caktuar për këtë qëllim dhe as paradhënie për llogari të reezervës që parashikon të krijojë në të ardhmen.

Ky udhëzim hyn në fuqi menjëherë

KRYETARI I KËSHILLIT TË MINISTRAVE Aleksandër Meksi

Botuar në Fletoren Zyrtare nr.6, faqe 335