VENDIM Nr.244, datë 27.5.1993 - PËR SPONSORIZIMIN NGA NDËRMARRJET SHTETËRORE TË SUBJEKTEVE TË NDRYSHME

Në zbatim të ligjit nr.7582, datë 13.7.1992 "Për ndërmarrjet shtetërore", me propozimin e Ministrisë së Financave dhe të Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Ndërmarrjet shtetërore kanë të drejtë të sponsorizojnë veprimtari të ndryshme artistike, sociale e publike, kulturore e sportive që kryejnë subjektet juridike e fizike dhe nëpërmjet tij të realizojë njëkohësisht edhe qëllimin për reklamën e prodhimeve, të mallrave dhe të shërbimeve të tyre.

2. Mjetet financiare për sponsorizimin programohen në programin ekonomik e financiar dhe përballohen nga fitimi i vetë ndërmarrjes. Për këtë qëllim ato kanë të drejtë të përdorin deri në 0,5 për qind të shumës së fitimit vjetor të realizuar, pas zbritjes së tatimit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYETARI I KËSHILLIT TË MINISTRAVE Aleksandër Meksi

Botuar në Fletoren Zyrtare nr.8, faqe 511