Neni 25 - Transferimi i emrit të rezervuar

Gjatë afatit të vlefshmërisë, emri i rezervuar mund t’u transferohet lirisht të tretëve, përkundrejt pagesës së tarifës përkatëse, nëpërmjet depozitimit pranë QKR-së të formularit përkatës.
Në këtë rast, QKR-ja bën shënimin përkatës në certifikatën për rezervimin e emrit.