strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

TITULLI V - LIKUIDIMI I SHOQËRISË KOLEKTIVE

  • Neni 53 - Likuidimi i shoqërisë kolektive në gjendjen e aftësisë paguese
  • Prishja e shoqërisë kolektive në gjendjen e aftësisë paguese ka si pasojë hapjen e procedurave të likuidimit, sipas neneve 190 deri 205 të këtij ligji.

  • Neni 54 - Parashkrimi i padive ndaj një ortaku
  • 1. Me përjashtim të rasteve kur padia ndaj shoqërisë kolektive ka një afat parashkrimi më të shkurtër, paditë ndaj një ortaku për detyrimet e shoqërisë kolektive ngrihen brenda 3 vjetëve pas prishjes së saj.

    2. Parashkrimi nis në datën kur është regjistruar prishja e shoqërisë.

    3. Nëse detyrimi ndaj shoqërisë kolektive bëhet i kërkueshëm pas regjistrimit të prishjes, parashkrimi nis në datën kur detyrimi bëhet i kërkueshëm.

    4. Ndërprerja e parashkrimit për detyrimet e shoqërisë kolektive zbatohet edhe ndaj personave, që kanë pasur cilësinë e ortakut në çastin e prishjes.

  • Neni 55 - Parashkrimi në rastin e largimit të ortakut
  • Ortaku i larguar nga shoqëria përgjigjet për detyrimet e shoqërisë që kanë lindur përpara largimit të tij, nëse këto detyrime kanë lindur përpara 3 viteve nga data e këtij largimi. Parashkrimi nis në datën e regjistrimit të largimit të ortakut.