Neni 105 - Përkufizimi dhe llojet

1. Shoqëria aksionare është një shoqëri tregtare, kapitali i së cilës është i ndarë në aksione të nënshkruara nga themeluesit. Themeluesit janë persona fizikë ose juridikë, të cilët nuk përgjigjen personalisht për detyrimet e shoqërisë e që mbulojnë humbjet e saj vetëm me vlerën e pashlyer të aksioneve të nënshkruara.

2. Shoqëritë aksionare mund të jenë shoqëri me ofertë, private apo publike, në përputhje me dispozitat e ligjit për titujt.