Neni 106 - Regjistrimi

1. Shoqëritë aksionare regjistrohen sipas neneve 26, 28, 32 e 36 të ligjit nr.9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”.

2. Nëse shoqëria krijon një faqe të saj në internet, të dhënat, të cilat regjistrohen pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, publikohen në këtë faqe dhe u vihen në dispozicion personave të interesuar.