Neni 109 - Vlera nominale dhe emetimi i aksioneve

1. Çdo aksion ka të njëjtën vlerë nominale.

2. Aksionet nuk mund të emetohen përpara regjistrimit të shoqërisë pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit. Aksionet e emetuara më parë janë të pavlefshme. Themeluesit përgjigjen në mënyrë solidare për dëmet e shkaktuara ndaj zotëruesve të aksioneve, me emetim të parakohshëm.

3. Të drejtat e lidhura me aksionet nuk mund të transferohen përpara regjistrimit të shoqërisë pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit.