Neni 110 - Vlera e aksioneve të emetuara

1. Vlera e përgjithshme nominale e aksioneve të emetuara nuk mund të jetë më e vogël se kapitali i regjistruar i shoqërisë. Rrjedhimisht, shoqëria nuk mund të emetojë e të ofrojë për nënshkrim aksione me çmim nën vlerën e tyre nominale.

2. Shoqëria mund të emetojë e të ofrojë për nënshkrim aksione me çmim më të lartë se vlera e tyre nominale.