Neni 111 - Kostot e themelimit

1. Themeluesit mund t’i kërkojnë shoqërisë rimbursimin e kostove të themelimit, deri në vlerën më të lartë, të parashikuar në statut.

2. Kostot e themelimit u paguhen themeluesve nga fitimet, që realizon shoqëria. Përveç se kur parashikohet ndryshe në statut, aksionarët mund të vendosin që rimbursimi i kostove të themelimit të këtë përparësi gjatë shpërndarjes së fitimeve.