Neni 113 - Shlyerja dhe kalimi i kontributeve përpara regjistrimit

1. Aksionet e nënshkruara me kontribut në para duhet të shlyhen përpara regjistrimit të shoqërisë, të paktën në një të katërtën e vlerës së tyre nominale. Shumat që mbeten shlyhen në një ose më shumë këste, sipas vendimit të organeve të administrimit të shoqërisë. Vlerat më të larta, sipas pikës 2 të nenit 110 të këtij ligji, duhet të shlyhen plotësisht.

2. Aksionet e nënshkruara me kontribut në natyrë duhet të kalohen tërësisht përpara regjistrimit.

3. Themeluesit, të cilët nuk shlyejnë apo kalojnë kontributet e tyre brenda afateve të përcaktuara më sipër, përgjigjen ndaj shoqërisë, në përputhje me përcaktimet e neneve 10 pikat 2 e 3 dhe 124 të këtij ligji.