strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

TITULLI IV - ORGANET E SHOQËRISË

  • Neni 134 - Organet dhe publikimi
  • 1. Organet e shoqërive aksionare janë:
    a) asambleja e përgjithshme; dhe, në varësi të dispozitave të statutit,
    b) këshilli i administrimit, si organ i vetëm administrimi, i cili ushtron, njëkohësisht, funksione administrimi e mbikëqyrjeje, të veprimtarisë së shoqërisë (sistemi me një nivel);
    c) këshilli mbikëqyrës dhe një apo më shumë administratorë, ku funksionet e administrimit e të mbikëqyrjes shpërndahen ndërmjet këtyre 2 organeve (sistemi me dy nivele).
    Në këtë rast, sipas parashikimeve të statutit, administratorët mund të caktohen e shkarkohen nga asambleja e përgjithshme apo nga këshilli mbikëqyrës.

    2. Shoqëritë aksionare, në raportin e ecurisë së veprimtarisë dhe pasqyrat financiare vjetore duhet të përshijnë një dokument shpjegues, ku trajtohen e shpjegohen parimet e rregullat e miradministrimit dhe të drejtimit të brendshëm të shoqërisë dhe praktikat, që ndiqen prej saj, në zbatim të dispozitave të këtij ligji. Deklarata e miradministrimit të shoqërisë duhet të përmbajë një profil të administratorëve dhe të anëtarëve të këshillave, si dhe të shpjegojë elementet e faktet, për të cilat këta individë janë të kualifikuar për të kryer detyrat, që i janë caktuar nga shoqëria. Kjo deklaratë vendoset edhe në faqen e internetit të shoqërisë.