strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

TITULLI VII - PRISHJA E SHOQËRISË

  • Neni 187 - Shkaqet e prishjes së shoqërisë
  • 1. Shoqëria aksionare prishet:
    a) kur mbaron kohëzgjatja, për të cilën është themeluar;
    b) me vendim të asamblesë së përgjithshme;
    c) me hapjen e procedurave të falimentimit;
    ç) nëse nuk ka kryer veprimtari tregtare për dy vjet dhe nuk është njoftuar pezullimi i veprimtarisë, në përputhje me pikën 3 të nenit 43 të ligjit nr. 9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”;
    d) me vendim gjykate;
    dh) për arsye të tjera të parashikuara në statut.

    2. Zotërimi i të gjitha aksioneve në një dorë të vetme nuk ka si pasojë prishjen e shoqërisë. Në këtë rast janë të zbatueshme dispozitat e pikës 2 të nenit 114 të këtij ligji.

  • Neni 188 - Regjistrimi i prishjes së shoqërisë
  • 1. Administratorët janë të detyruar të regjistrojnë prishjen e shoqërisë pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, në përputhje me nenin 43 të ligjit nr.9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”.

    2. Nëse prishja bëhet me vendim gjykate, gjykata regjistron vendimin e prishjes ex officio.

  • Neni 189 - Likuidimi në gjendjen e aftësisë paguese
  • Me përjashtim të rasteve kur është nisur një procedurë falimentimi, prishja e shoqërisë aksionare ka si pasojë hapjen e procedurave të likuidimit në gjendjen e aftësisë paguese, sipas neneve 190 deri në 205 të këtij ligji.