Neni 6

Ekspertët kontabël të autorizuar i përmbahen me rreptësi sekretit profesional dhe i nënshtrohen rregullave të deontologjisë që përcaktohen në kapitullin 8 të këtyre rregullave.
Atyre u ndalohet çdo publicitet personal dhe çdo pazarllëk me qëllim konkurrence profesionale. Megjithatë ata mund të bëjnë të njohur titujt dhe diplomat e lëshuara nga:
- shteti - një shkollë shtetërore ose private e njohur nga shteti Instituti mund të bëjë ose të autorizojë çdo publikim kolektiv që ai e gjykon të dobishëm në interes të profesionit që përfaqëson.