strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

KAPITULLI 4 - ORGANET E REGJISTRIMIT DHE TË DISIPLINËS

  • Neni 21
  • Organet e regjistrimit dhe të disiplinës që krijohen pranë Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar janë:
    - komisioni i regjistrimit;
    - dhoma e apelit për regjistrimin;
    - komisioni i disiplinës;
    - dhoma e apelit për disiplinën;

    Anëtarët e këtyre organeve caktohen për tre vjet, sipas kushteve të treguara në nenet 22-28 të këtyre rregullave. Ata mund të ricaktohen.
    Për çdo anëtar titullar caktohet një anëtar plotësues sipas të njëjtave kushte. Anëtarët plotësues kanë për detyrë kryesore të kryejnë shqyrtimet paraprake të çështjeve, kërkimet e nevojshme lidhur me to dhe të përgatitin raportet përkatëse. Në rast mungese ose pengimi të anëtarëve titullarë, anëtarët plotësues i zëvendësojnë ata në të gjitha funksionet e tyre.
    Në ushtrimin e funksioneve të tyre anëtarët e organeve të regjistrimit dhe të disiplinës i përmbahen ruajtjes të sekretit profesional.